SHKODËR- Një grup prej 5 turistësh kanë mbetur të bllokuar në pikën turistike të Bogës, në Shkodër.
Burime informojnë se 5 vizitorët kanë qenë gjatë orëve të paradites në Bogë, por gjatë zbritjes nga mali një nga udhëtarët ka rrëshqitur dhe ka thyer këmbën.
Dy prej tyre kanë arritur që të zbresin, ndërsa tre të tjerët janë ende të izoluar. Turistët janë rreth 1 orë larg.
Atje ndodhen Grupi i PMNZH i Komisariatit Policisë dhe Autoambulanca me ekipin mjekësorë si dhe dy grupe te të ndërhyrjes se shpejtë të cilët po u afrohen alpinistëve. Janë mbi 1 orë larg dhe plus terrenit të thyer ka akull shumë.
Forcat e Sigurisë Kombëtarë dhe forca të Policisë janë nisur në ndihmë të tyre. Nuk dihet saktësisht vendi se ku kanë mbeur të bllokuar turistët, por supozohet se forcat e policisë dhe Sigurisë Kombëtare do të jenë pranë tyre brenda 2 orësh.