Katër persona janë arrestuar këtë të hënë në Durrës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.about:blank
Mësohet se dy prej tyre janë arrestuar pasi kanë goditur për shkak të detyrës, dy punonjës policie, gjatë shoqërimit në Komisariat Një tjetër është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa një 56-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur 2 biçikleta.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasit:
-Sh. M., 37 vjeç dhe I. Sh., 51 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, dy punonjës policie, gjatë shoqërimit në Komisariat;
-G. Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, duke dalë jashtë banesës;
-E. R., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur 2 biçikleta, në lagjet nr. 18 dhe nr. 8.about:blank
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.