Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bazë të të dhënave statistikore dhe monitorimit të ecurisë së shërbimeve në të gjitha Drejtoritë Rajonale, konfirmon se shërbimet për lejet e drejtimit kanë vijuar normalisht. Gjatë ditës së sotme, pjesëmarrja për regjistrime, testime teorike dhe praktike, ritestime, rinovim leje drejtimi si dhe për çdo shërbim tjetër që ofrohet pranë sporteleve tona, është e njëjtë me çdo ditë tjetër pune.about:blank
Lidhur me pretendimet dhe “bojkotin” e disa autoshkollave, sjellim në vëmendjen tuaj, se nuk kemi të bëjmë me rritje të çmimit por për rishikim dhe indeksim të tarifave të shërbimeve të lejedrejtimit, të cilat nuk ishin ndryshuar prej 23 vitesh (ku rezulton që tarifat aktuale janë të miratuara nga viti 2001 e në vijim).
Ky rishikim tarifash vjen si rrjedhojë e ndryshimeve ligjore të miratuara në dakordësim me grupet e interesit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe të standarteve të përcaktuara nga direktivat e bashkimit europian, për ofrimin e shërbimeve për lejet e drejtimit. Për arritjen e këtyre standarteve, DPSHTRR ka investuar në infrastukturë, modernizimin e proceseve të shërbimit që lidhen me autoshkollat dhe kursantët për leje drejtimi, në thjeshtëzimin dhe harmonizimin e këtyre procedurave si dhe shtimin e zyrave të shërbimit për të qenë sa më pranë qytetarëve.