JiL.al - Jeto i Lumtur

Tentuan të korruptonin efektivët e rrugores, vihen në prangat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pesë persona janë vënë në pranga gjtë 48 orëvë të fundit në Tiranë pasi kanë tentuar të korruptojnë efektivët e policisë. Shoferët janë ndaluar nga policia pasi janë kapur me shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për t’i shpëtuar gjobave ose ndëshkimeve më të mëdha shoferët kanë tentuar t’u japin para efektivëe duke bërë që te vihen në pranga.about:blank

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës/ Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, konkretisht: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. Këta shtetas kanë tentuar t’iu ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit, ryshfet, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lufta kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të intensifikohet ndaj shkelësve dhe ndaj punonjësve të Policisë, në çdo rast që ata do të kapen duke kryer korrupsion pasiv. Për të përmbushur këtë qëllim, ftojmë qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrën.

Scroll to Top