Luftoi 6 muaj me leuçeminë, ndërron jetë 4 vjeçari nga Përmeti

Editor
2 Min Read

Lian Niçka, 4 vjeçari nga qyteti i Përmetit që luftoi për muaj me radhë me leuçeminë, ka ndërruar jetë këtë të martë. Lajmin e trishtë e jep babai i tij, Thanasi, njeriu që ju bë krah Lianit dhe e shoqëroi në çdo operacion e seancë kimioterapie.

Vogëlushi i cili ishte një shembull shprese për komunitetin e vogël ku jetonte, nuk u dorëzua për 6 muaj me radhë, duke ndjekur çdo seancë të kimioterapisë.

Fatkeqësisht, sot ai ka mbyllur sytë përgjithmonë. Heroi 4 vjeçar do t’i mungojë familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njihnin, si një vogëlush guximtar që luftoi aq shumë për jetën, për t’u rritur i lumtur në krahët e prindërve.

Siç tregon dhe i ati i tij, Liani iu nënshtrua seancave të pafundme të kimioterapisë dhe nuk u ankua kurrë, por dhimbjen e mbajti përvete për t’i dhuruar prindërve vetëm buzëqeshje. Nesër, në orën 13.00 ai do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.about:blank

“Biri vogel ti, drite e vogel, e doje aq shume jeten sa nuk u dorzove per 6 muaj pa pushim. Skaner me skaner, operacion pas operacioni, reze mbi reze luftove çdo dite me nje semundje te pasherueshme atje ku dhe mjekesia nuk jepte shpresa ti i thoje babit kur te me dal narkoza do te shof ty”, shkruan Thanas Niçka.

lajmifundit.al

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *