Një megaoperacion është zhvilluar në Ekuador dhe Spanjë për të goditur një grup kriminal shqiptar të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave
Mediat vendase raportojnë se pas dy vite e gjysmë hetime, autoritetet arritën të goditej organizata e drejtuar nga shqiptari Dritan Gjika nga Shkodra, i lidhur me Ruben Cherres, shoku i kunatit të ish-presidentit të Ekuadorit, Guillermo Lasso.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë kryer 57 kontrolle në Ekuador dhe Spanjë në kuadër të operacioneve “Pampa” dhe “Gran Fenix 13”. Në Ekuador u ndërhy në Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha dhe Azuay, ndërsa në Spanjë u ushtruan kontrolle në Barcelona, Málaga, Marbella dhe Valencia. Në total janë arrestuar 30 persona, 12 prej të cilëve në Spanjë. Të arrestuarit janë ekuadorianë, spanjollë, argjentinas, kolumbianë dhe kinezë.
Ata dyshohen për 11 ngjarje ku në Ekuador dhe vende të ndryshme europiane janë sekuestruar 2.3 ton kokainë. Gjatë operacionit në Spanjë janë sekuestruar 450 mijë euro. Në total janë sekuestruar edhe 10 armë, 25 automjete dhe celularë sipas Prokurorisë së Ekuadorit.about:blank
Autoritetet identifikuan “kokën” e kësaj organizate kriminale të dedikuar ndaj trafikut të drogës, me në krye Dritan Gjikën i cili hyri në Ekuador në nëntor 2009.