Ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses, bie në pranga 51-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Korçës ka rrestuar 51-vjeçarin me iniciale E. A pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij e cila është pajisur me urdhër mbrojtës.

Gjithashtu Prokuroria nisi procedimin për 51-vjeçarin me iniciale E. F dhe 23-vjeçarin me iniciale S. Ç ku gjatë kontrollit fizik u ishte gjetur secilit prej tyre, nga një armë të ftohtë (thikë). Po ashtu Prokuroria nisi procedimet për N. F pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e saj.  Ndërsa TH. M  ka kanosur me fjalë, shtetasin M. B., për motive pronësie. Gjithashtu 58 vjeçari me iniciale L. L është proceduar pasi në fshat  ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, për të djegur barishtet, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të ajrit.

“-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: E. A., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje; D. F., 39 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.8, Korçë, ku u konstatuan duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë kontrollit fizik, i gjetën secilit prej tyre, nga një armë të ftohtë (thikë). Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D. F., gjetën 2 përforcues grushti, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 thikat.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. P., banuese në Korçë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e saj.  

Scroll to Top