Ekzekutohet në Athinë biznesmeni grek, kishte grua shqiptare

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Biznesmeni i njohur grek, Kristos Jalias është ekzekutuar në një atentat mafioz, mbrëmjen e kësaj të mërkure në Athinë. Ngjarja u regjistrua në zonën industriale të quajtur Mandra, 20 km ne veri-perëndim të kryeqytetit grek.

Autoritetet policore greke raportuan se viktima ishte qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe më pas autorët i kishin vënë zjarrin dhe automjetit të tij.

Jo shumë larg nga vendi i ngjarjes, u gjet dhe një automjet tjetër i djegur, bashkë me një kallashnikov brenda, e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Biznesmeni Kristos Jalias ishte një ndër tregtarët më të mëdhenj të mishit në Greqi. Gjithashtu, ai kishte dhe një fabrikë boje, si dhe ka qenë edhe president i ekipit të futbollit të Trikallasë.

Kristos Jalias ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, teksa bashkëshortja e tij është shqiptare, me origjinë nga qyteti i Elbasanit. Gruaja e parë e tij është ekzekutuar në mënyrë misterioze në vitin 2018, krim i mbetur ende i pazbardhur.

Emri i biznesmenit Kristos Jalias është përfshirë edhe në Shqipëri, në disa aktivitetet tregtare import-eksport mallrash nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë, me stacion ndërmjetës Athinën, si tregti mishi, boje dhe blerje pronash.

Ai kishte të punësuar mbi katër mijë punonjës në dhjetra kompanitë dhe bizneset e tij. Nga hetimet paraprake greke, dy janë pistat ku po hetohet vrasja e tij. Ajo e larjes së hesapeve mes bandave të kontrabandës së cigareve ose prishja e pazareve në bizneset me partnerët e tij shqiptarë.

Viktima ka qenë ortak jo zyrtar me Thimio Dobroniku, një shtetas shqiptar i ekzekutuar pak muaj më parë në Faliro të Athinës.

Dyshohet se pista kryesore është kontrabanda e cigareve dhe me gjasa autoret janë bandat e gjeorgjianëve që po ekzekutojnë gjithë eksponentët e mafies së trafikut të cigareve kontrabandë në Athinë.

Scroll to Top