JiL.al - Jeto i Lumtur

I kërkuar nga SPAK, arrestohet në Dubai numri 2 i bandës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Dubait ka arrestuar Julian Meçajn, një të shumëkërkuar të drejtësisë shqiptare. Mecaj kërkohet nga SPAK, si i implikuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në rrethrrotullimin e Shkozetit më 1 nëntor 2019. Ai njihet si një nga anëtarët e bandës së Durrësit.

Por kush është Julian Meçaj?

Julian Meçaj është numri 2 i bandës së Durrësit, roli dhe ndikimi i të cilët u zbulua edhe më në detaje pas arrestimit të Adriatik Colit, një nga anëtaret e bandës.

Lexo të radhës


Zi në familjen e ish-ministres socialiste, humb të atin!

Prapaskenat e telefonatës së Ilnisës me të bijën, si produksioni

Test: Zgjidhni një engjëll dhe zbuloni mesazhin që po ju dërgon

Çudira në Tiranë, makina tërheq ambulacën e prishur

Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Plarent Dervishaj iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy. Plarent Dervishaj është kunati i Lul Berishës, ndërsa Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës së Durrësit.

Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Dervishaj morri një plumb në këmbë.

Brenda makinës tip Range Rover ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.

Scroll to Top