Atentat me armë zjarri në Shkodër, plagoset Selami Brahimi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

SHKODËR-  Atentat me armë zjarri në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në lagjen ’10 korriku’.

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri armësh ndaj mjetit tip ‘Citron’. Për pasojë mbeti i plagosur pronari Selami Brahimi.

‘Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e sSelami Brahimi,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi Selami Brahimi.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve’, njofton policia.

Scroll to Top