Një 28-vjeçar është kapur nga policia në Vlorë pasi ishte shpallur në kërkim për veprimtarinë kriminale të kultivimit dhe shtijes së lëndëve narkotike.
L.Gj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë kishte vënë masën e “Arrestit në burg” për 28-vjeçarin në vitin 2020.
Si rezultat i kontrolleve prej megaoperacionit “Sundimi i ligjit” u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e tij.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe vihet në pranga një 28-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Strukturat e Policisë të DVP Vlorë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
– L. Gj., 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 13.12.2020, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Kultivimi i bimëve narkotike”.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.