Mbarojnë ditët me diell! Vijnë reshjet. Ulen edhe temperaturat

Editor
1 Min Read

Ditën e sotme vendi ynë ishte nën kushtet atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti ishte me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës, ndërsa në pjesën e dytë pritet të jetë me kthjellime. Era është intensive dhe vjen të rritet gradualisht. Kjo situatë do të na shoqërojë edhe nesër, Temperatura minimale priten të jenë 0 gradë celsius në zonat e ulëta, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë 21 gradë celsius, në zonën perëndimore.

Gjatë ditës së diel, moti do të jetë me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të vendit, po ashtu edhe në veriperëndim. Era do të jetë intensive.

Gjatë ditës së hënë moti do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ndërkohë që reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Edhe gjatë ditës së martë do të ketë reshje shiu, por e ulin intensitetin e tyre. Temperaturat do të pësojnë ulje në ditët në vijim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *