JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksidenti ku humbi jetën 15-vjeçari, arrestohet shoferi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Arrestohet shoferi i aksidentit ku humbi jetën një 15-vjeçar mbrëmjen e kaluar në aksin Sarandë-Ksamil.

‘Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ai akuzohet se duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt.

Për pasojë humbi jetën në spital, njëri prej tyre, Enkelejd Çaushi, 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve’ informon policia.

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt. Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E. Ç., 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme. /noa.al

Scroll to Top