Antony Blinken me 16 shkurt viziton Tiranën!

Editor
3 Min Read

Washington- Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar lajmin se sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken do të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt.

Sipas njoftimit të DASH, Blinken do të vizitojë Shqipërinë, “një partnere kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. Kjo vizitë ka për synim që të konfirmojë lidhjet e Uashingtonit me Tiranën.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”-njofton DASH.

Vitin e shkuar, sekretari Blinken komentoi me nota të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ishte vetë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ai i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Kjo u shoqërua me një sulm frontal nga Berisha në adresë të Blinken. Po ashtu sekretari Blinken ka qenë aktiv përmes mesazheve për de-eskalikin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shtatorin e vitit të shkuar.

Historiku i vizitave të sekretarëve amerikan të shtetit të Shqipëri

Lexo të radhës


Mbarojnë ditët me diell! Vijnë reshjet. Ulen edhe temperaturat

Humbi drejtimin e motomjetit, shtetasi dërgohet në spital

Test i personalitetit: Dera që zgjidhni zbulon identitetin tuaj

Përshtatën ambjentet për lojëra fati, vihen në pranga 2 shtetas

Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991.

Ndërsa e dyta vizitë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar. Pasuar nga një tjetër vizitë e Collin Pwell sekretar shteti 25 Shtator 2003. Në 2012 ishte Hillary Clinton sekretare shteteve në një vizitë një ditore në Tiranë. Sekretari tjetër i shtetit që ka vizituar vendin tonë ishte edhe John Kerry, më 14 shkurt 2016.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *