Bënte ‘namin’ me vjedhjet e banesave, bie në pranga ‘skifter

Editor
1 Min Read

Një 40-vjeçar me iniciale A. Q., është arrestuar nga policia në Sarandë pasi akuzohet për vjedhjen e disa banesave në Sarandë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Andon Qurku.

NJOFTIMI I POLICISE:

Punë hetimore dhe bashkëpunim i ngushtë me qytetarët, për të parandaluar vjedhjet dhe për të zbardhur ato të kryera më parë. Autor i dyshuar i vjedhjeve në 4 banesa në Sarandë, gjatë muajve të fundit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas kallëzimeve të disa shtetasve, për vjedhje në banesat e tyre, në qytetin e Sarandës, identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin A. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka vjedhur sende dhe pajisje, në 4 banesa të ndryshme, në qytetin e Sarandës. Po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *