Për kë është? Mbërrin zarf i kuq në shtëpinë e Big Brother VIP!

Editor
1 Min Read

Pak para spektaklit të mbrëmjes së sotme në shtëpinë e Big Brother ka ardhur një zarf i kuq, i cili paralajmëron banorët. Këta të fundit vazhdojnë të thyejnë rregullat e vendosura nga Vëllai i Madh.

Në zarf shkruhet: “Banorë, Vëllai i Madh ka vënë re se shpeshherë ju harroni rregullat bazë të këtij formati. Ai ju rikujton që të vendosni mikrofonin në çdo moment dhe të keni kujdes për mirëmbajtjen e tij, t’i bindeni zërit të Big Brother menjëherë kur ju kërkon të futeni në shtëpi, të mblidheni në living, apo të dilni në oborr. Të respektoni leximin e zarfit gjatë të cilit duhet të jenë të gjithë të pranishëm dhe të ulur në living. Kjo është hera e fundit që Big Brother ju paralajmëron përpara se të marrë masa për të gjithë shtëpinë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *