Dashuria
Koha është të duhemi
Të kesh besim në mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Por kokën time kryenece shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do ma zije pritën.
E nën kulm banonim,
nga frengjia me dritë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë
ujë të madh,
i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme.
Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni e tash përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, leri zenkat, fjalët, sharjet,
Unë do të të sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkës,
do ta ndez llambën në Kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoja dashurie me një grua të marrë,
e mëhalla jeohnte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s’menduam pak edhe për vete,
Koha është të duhemi.
Ali Podrimja
Jeto I Lumtur