Berisha nxjerr videon ku dëmtohen kamerat: Policia bashkëpuntore

Editor
2 Min Read

Sali Berisha ka postuar një mesazh të një qytetari që jep detaje nga vrasjen e djeshme në Kurbin.

Berisha shkruan në tekstin shoqërues të mesazhit se policia ka qenë bashkëpunëtore në vrasjen e djeshme në Kurbin.

“Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes”, shkruan kreu i PD.

Postimi i plotë

Policia bashkëpuntorë në vrasjen e djeshme në Kurbin.

Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes.

Lexoni dëshmitë.

-Përshendetje dr po ju njoftoj për detaje të reja që kanë dalë lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas burimeve tona nga Kurbini bëhet me dije se autoret kanë hyrë në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi të veshur me uniforma policie. Autorët i kanë bërë presion rojes së biznesit duke i thënë hape portën se jemi policia. Autorët e krimit dyshohet se kanë qënë rreth 8 persona të veshur me uniforma policie.

Autorët kanë qënë me dy makina Range Rover si dhe një Mercedez Benz. Për të arritur deri në atentatin e sotëm atentorët dyshohet se kanë paaur edhe ndihmën e shefit të policisë së Kurbin, Shkëlzen Metushi. Metushi disa ditë më parë ka shkuar në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi duke bërë kontrolle të befasishme si formë presioni.

lajmifundit.al/

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *