JiL.al - Jeto i Lumtur

Tragjedi në futboll, lojtari goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Incidenti i frikshëm, i cili pa Septain Raharja të goditej nga një rrufe përpara se të rrëzohej në fushën e stadiumit “Siliwangi”, është kapur në një video rrëqethëse, që është “bërë” virale në mediat sociale.

30-vjeçari nga Subang i Java-s po luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang. Media vendase “PRFM News” pohoi se Raharja po merrte ende frymë pas incidentit dhe u dërgua me shpejtësi në spital, por u shpall e vdekur pak më pas.

Dëshmitarët thuhet se kanë raportuar se moti ishte i vranët dhe me shi para goditjes së rrufesë. Incidenti tragjik është hera e dytë që ndodh në futbollin indonezian, sepse rrufeja goditi një tjetër futbollist teksa luante, gjatë vitit të kaluar.

The freak incident was captured in a chilling video that has gone viral across social media (X/@githii)

Një futbollist i ri në Bojonegoro, Java Lindore, u godit gjithashtu nga rrufeja. I riu më pas pësoi arrest kardiak dhe u nxor nga fusha. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin “Ibnu Sina” të Bojonegoro për trajtim mjekësor.

Fatmirësisht, futbollisti i ri u “ringjall” pas ndihmës mjekësore dhe rifitoi vetëdijen pas rreth 20 minutash. Viti 2023 pa edhe një futbollist brazilian 21-vjeçar të mbërthyer nga rrufeja, ndërsa ishte në fushë. Caio Henrique de Lima Goncalves ishte duke luajtur për ekipin e tij Uniao Jaiirense në një ndeshje kupe, kur u trondit nga goditja e rrufesë. Ai u dërgua me urgjencë në spital pasi u rrëzua në fushë, por më vonë vdiq nga plagët e marra.

Futbolista MUERE tras caerle un rayo en pleno partido | VIDEO | Mediotiempo

Referuar rastit më të freskët tragjik në Indonezi, një nga shokët e skuadrës tha se u kuptua menjëherë që gjendja e Raharja ishte kritike: “Djegiet ishin shumë të rënda, ngjyra e lëkurës së tij tashmë po shkonte drejt së zezës. Ai nuk u ngrit më, edhe pse mbërriti një ambulancë për ta ndihmuar. Këpucët i ishin djegur, uniforma e grisur, lëkura i dukej sikur ishte shkrirë, në gjoks kishte lezione nga goditja elektrike që kishte marrë”.

Scroll to Top