Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Bilisht – Miras. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç, aty ku një mjet tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht një mjet tjetër fuoristrade e me pas ka përfunduar i përmbysur jashtë rrugës.
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur pa probleme për jetën drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spitalin e Devollit për ndihmë mjekësore.
Shkak i këtij aksidenti sipas policisë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit tip “Benz”
Specialistët e qarkullimit rrugor po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti