Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit.
Sipas mediave të huaja mësohet se ngjarja ka ndodhur në Traversetolo në provincën e Parmës, ku i mituri shqiptar është gjetur i vdekur nga motra e tij.
17-vjeçarja ka shkuar pak para orës 8 të mëngjesit të sotëm në dhomën e vëllait, të cilin e ka gjetur pa shenja jete.