Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes me thikë në Durrës.
Ilir Koçilja, ka rënë në prangat e policisë.
Mësohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Koçilja është grindur fillimisht me 40-vjeçarin Halil Koka dhe, pasi e ka ndjekur me vrap nga pas, e ka goditur me thikë.
Halil Koka ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spitalin e Durrësit.
Ata janë fqinjë me njëri-tjetrin.
Ende nuk ka një version zyrtar lidhur me ngjarjen.