Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrish.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë,
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkonë.
Nga Vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët,
Shekuj më parë s’e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukur,
Me këta flokë ,më këtë hap,
Tok të egrën klimë e zbuti,
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s’kish se si të ndodhë ndryhse,
Të ndodhëte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukëshin përbindshta ,
Që të kjo botë të vije Ti……
– Ismajl Kadare
Jeto I Lumtur