Kishte shkuar në motel, i moshuari gjendet pa jetë në dhomë

Editor
1 Min Read

Një 61-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete në një motel në Ferizaj të Kosovës . Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:35.

“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar”, deklaroi ai.

Ai tha se policia po heton ngjarjen, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *