JiL.al - Jeto i Lumtur

Dea tha se ‘u eliminova se Ori donte që të lidhesha me Fatjonin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dea Vieri pasi u eliminua nga spektakli i Big Brother ka qenë aktive në rrjetet sociale duke postuar video dhe duke u kthyer përgjigje ndjekësve të saj.

Dea Vieri pasi u eliminua nga spektakli i Big Brother ka qenë aktive në rrjetet sociale duke postuar video dhe duke u kthyer përgjigje ndjekësve të saj. Një koment që u vu re ishte se në një replikë të një kom enti tha se “më nxorri Ori se nuk u lidha me Fatjonin”

Nuk e dimë nëse Dea e ka thënë në formën e shakasë apo jo, por duket se Ori ka një përgjigje për Dean duke reaguar nëpërmjet një postimi në “Instastory” .

Një person kurioz i shkroi Orit: “Po Dea, ç’pati, filloi duke ju sulmuar. Ty të parën që doje ta lidhje me Fationin”. Opinionistja e këtij sezoni u përgjigj: “Asgjë more, keqkuptime Bigu! Dea është zemër (me një emoji zemre të bardhë)”.

Scroll to Top