Mbrëmjen e djeshme, Sara rrëfeu për Meritonin dhe Rozën pse vendosi që të hiqte dorë nga ish-marrëdhënia e saj me boksierin Jurgen Uldedaj, për t’i dhënë mundësi njohjes së re brenda shtëpisë.
“Erdhi një moment kur mendoja, se ai tjetri ka 100 gabime, kurse ky që po njoh tani qenka me të vërtet djalë i mirë. Përfundim s’ka pse të vazhdoj unë me atë, kur mund të rri me këtë djalin që më pëlqen mua shumë”, tha ajo.
Gjatë bisedës u përfshi edhe partneri i saj, Bardhi, i cili theksoi se e mirëkuptonte Sarën.
“Edhe para se të lidheshim, kur ishim miq, Sara më tregoi se një banor mund të futej brenda, dhe ai banor mund të ishte ishi i saj”, deklaroi Bardhi.
Sara ndër të tjera rrëfeu edhe raportin që kishte pasur me ish-in e saj, Jurgen Uldedaj.
“E gjithë lidhja ime ka qenë e dedikuar tek ai. Unë që kishte investuar shumë tek vetja, momentin që unë nisa një lidhje me të, jam mbyllur në shtëpi. Kam lënë punën, kam lënë shkollën. Jam mbyllur në shtëpi 1 vit e tre muaj”, theksoi ajo.