Katër nominime të forta për këtë javë. Sara, Gazi, Egla dhe Juli njëri prej banorëve do të lërë shtëpinë më të famshme spektaklin e ardhshëm.
Mëngjesi i sotëm ka nisur me komente dhe diskutime për banorin që është më i rrezikuar.
Sipas Julit, Sara mund të jetë e eliminuara e radhës ndërsa e ka këshilluar personalisht që këtë javë të luajë fort.
Sakaq kjo e fundit shpreh bindjen se Gazi ose Egla duhet të largohen nga shtëpia pasi, sipas saj i pari nuk ka strategji loje dhe e vetmja gjë që ka treguar është marrëdhënia me Julin ndërsa aktorja ka degraduar shpesh në ofendime dhe ka dalë keq para publikut.