Arrestohen 9 persona në Tiranë pasi kanë kryer vepra penale të ndryshme. Bëhet me dije se tre prej arrestimeve kanë ardhur si pasojë e dhunës ndaj familjarëve.
Gjithashtu mësohet se tre persona janë arrestuar për vjedhje dhe tre të tjerë pasi kanë drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Me rastet e mësipërme për detaje të mëtejshme do të merret Prokuroria e Tiranës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
– D. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje;
– A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
– G. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.about:blank
Gjithashtu, nga këta specialistë u ndaluan shtetasit K. L., 25 vjeç dhe A. L., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. R., banues në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– K. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– A. H., 40 vjeç, dhe A. Ç., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.