Çdo reagim i Bardhit në rrjetet sociale ose në media përbën një lajm tashmë dhe i tillë është bërë publikimi i tij më i fundit në Instagram.
Ndërkohë që është komentuar pafund për daljen e tij nga shtëpia e Big Brother Vip si edhe për marrëdhënie e tij me Sara Gjordenin, mesa duket Bardhi ka vendosur që tashmë vëmendja kryesore të jetë muzika e tij..
Përmes një postimi të bërë vetëm pak minuta më parë në profilin e tij të Instagramit, reperi ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor.
- Kreu i Gjykatës së Lartë: Akuzat politike nga dy krahët dëshmojnë se organet e reja të drejtësisë po funksionojnë
- Çfarë ndodhi në BBV?/ “Do duroj dhe këta tani…”, Egla ‘përplaset’ keq me produksionin, ja për çfarë i akuzon (Video)
- Pluhuri afrikan/ Ngrihet alarmi në Europë, stuhia gjigante e grimcave të rërës rriti ndotjen shumëfish nga nivelet e rekomanduara
“Një këngë e re është duke ardhur”, ka shkruar Bardhi bashkangjitur një fotografie ku shihet i veshur me një kanotjerë të bardhë dhe një palë pantallona ngjyrë jeshile, teksa është i ulur në nëj karrige.
Kujtojmë që në një intervistë të dhënë së fundmi, menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj, ka treguar se marrëdhënia e tij me Bardhin vijon të jetë e mirë dhe korrekte ndërsa ai ka shtuar se jeta e tij private nuk i intereson aspak dhe nuk ka aspak të drejtë ta gjykojë.
“Marrëdhënia e punës që kam krijuar me Bardhin vazhdon të jetë e mirë. Te jeta private nuk kam interes, as të drejtë të gjykoj. Unë nuk kam ndërhyrë as nuk kam vendosur asgjë për jetën e tij. Nuk kisha dashur as ta diskutoj këtë temë. Unë po pres një fëmijë në shtëpinë time, nuk është e drejta ime të vendos për të”, ka thënë Agaj.
I pyetur nëse do vijojë raporti i tyre, Jetmiri ka thënë:
“Sigurisht që do vazhdojë raporti. Krisje të marrëdhënieve nuk mund të ketë, ka keqkuptime. Ai vinte dhe hante bukë në shtëpinë time, e shoh si vëlla të vogël, si mundet t’i prishim raportet? Këtë gjë e hedh poshtë direkt”