Nuk është e nevojshme t’i lidhni me pajisje të sofistikuara, apo t’i drogoni për të nxjerrë një të vërtetë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Dr. Lillian Glass, autor i librit “Gjuha e Trupit”, ka zbuluar pesë shenja bazike, me të cilat dëshmon ata që janë duke e mbajtur gjuhën e shtrënguar – duke filluar me ata që ju drejtojnë gishtin.
1. Ata bëjnë me gisht nga ju
“Kur gënjeshtra bëhet armiqësore, ata mundohen të ndryshojnë rolet” thotë Dr. Glass.
Kjo rezulton me shumë drejtime gishti, sepse ata mundohen të drejtojnë fokusin nga ju.
2. E mbyllin gojën me duar
“Llafazanët automatikisht i vendosin duar në gojë, kur nuk duan të flasin më apo nuk duan të përgjigjen në ndonjë pyetje”, ka thënë Dr. Glass.
“Kur të rriturit i vënë duart sipër buzëve, ata nuk duan të tregojnë gjithçka apo thjeshtë nuk duan të tregojnë të vërtetën”.
3. E tundin kokën apo e ngrehin lart si gjel
Po që se dikush e tundë kokën apo e grihë lart si gjeli, ka shumë mundësi se është duke ju gënjyer.
Sipas Dr. Glass, kur dikush gënjen e tërheqë kokën në njërën anë, e tundë, apo edhe lakon në njërën anë.
4. Marrin frymë thellë
Njerëzit që janë duke gënjyer, marrin frymë thellë – madje edhe mund të grisin krahët.
“Në esence, ata janë pa frymë sepse rrahjet e zemrës dhe shtypja e gjaku ndryshojnë”.
Ju mund t’i ndjeni këto ndryshime, kur jeni nervoz apo të tensionuar – kur gënjeni.
5. Ndalojnë së foluri rrjedhshëm
“Nëse e keni parë ndonjë të dyshimtë, që për një kohë të gjatë nuk ka folur, kur fillon të flas është shumë i paqartë” ka thënë Dr. Glass.
“Kjo ndodhë sepse gjatë stresit, sistemi nervor e ndalon rrjedhën e pështymës, që më pas i thanë membranat e mukozës së gojës”…/jetoilumtu.al/