JiL.al - Jeto i Lumtur

Lirohet nga burgu anëtari i bandës së Gaxhait

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata ka liruar nga burgu, anëtarin e bandës së Gaxhait, i cili u arrestua dy muaj më parë. Bëhet fjalë për shtetasin, Armando Sulejmani, ndaj të cilit u caktua masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”.

“Caktimin si mase sigurimi për personin nën hetim Armando Sulejmani ate të “ detyrimit per tu paraqitur ne policinë gjyqësore” cdo dt.7-17 të muajit, ora 11.00, parashikuar nga neni 234 Kodit Pr.Penale . Urdhërohet lirimi i personit nën hetim nëse ndaj tij nuk ka ndonjë masë tjetër sigurimi ose vendim të formës së prerë”, thuhet ne njoftim.

Më dt.21.02.2024, rreth ores 20:30 gjate patrullimit nga sherbimet e forces se posacme “ Shqiponja” ne lagjen nr.15, Durres në afërsi të universitetit është vëne re i ndaluar një automjet tip “ Mercedes- Benz” me targa AB627IE.

Nga ana e sherbimit është bëre verifikimi i kësaj targe nga salla operative, ku ka rezultuar se kjo targe i perkiste nje automjeti tip “Land Rover”, e cila është denoncuar e vjedhur ne Tirane. Pasi janë afruar këtij automjeti i kanë berë shenjë drejtuesit të tij që të mos levizte nga mjeti, por në keto momente ai ka tentuar të largohet me shpejtësi.

Scroll to Top