Teksa qëndronin jashtë në oborr, Romeo Veshaj i ka propozuar një plan Meriton Mjekiqit. Aktori i tha moderatorit që të bëjnë sikur po debatojnë, në mënyrë që banorët e tjerë të flasin sërish për miqësinë e tyre.
Raporti i Romeos dhe i Meritonit ka pasur ulje dhe ngritje në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Ata kishin një miqësi që nga jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e cila u duk se u prish për shkak të lojës së tyre në këtë reality show.
Por në një moment, dy banorët vendosën që të bënin paqe dhe t’i qëndronin pranë njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, banorët janë skeptik në lidhje me këtë raport shoqëror, pasi mendojnë se gjithçka po e bëjnë për lojë.
E për këtë arsye, Romeo dhe Meritoni po thurin një plan në fshehtësi që të bëjnë banorët të besojnë se po u dalin fjalët e tyre ‘se do zihen sërish’.