Një mesazh anonim në krevatin e Heidit: Kush e ka lënë këtë këtu?

Editor
1 Min Read

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së kaluar, banorët e “Big Brother VIP3” janë përfshirë në debate me njëri-tjetrin. Zgjedhja e Egla Cenos për të dërguar në nominim Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin duket se ka nxehur situatën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Përveç Eglës, asnjë nga banorët e tjerë nuk e di arsyen e vërtetë të këtij nominimi. Teksa publiku do të votojë për të ‘zgjedhur finalistin e parë’, banorët mendojnë se ose Heidi ose Romeo do të largohet përfundimisht nga BBV3.

Gjatë mbrëmjes, teksa ishin duke u shtrirë në krevat, Heidi vuri re se pranë kishte një letër. “Kush ma ka lënë këtë?”, pyet Baci banorët që ndodheshin në dhomën e gjumit. Ndërkohë në fletë shkruhej: “Return BBV3”.

Mëngjesin e sotëm, teksa ka qenë duke biseduar tek dhoma e grimit së bashku me Julin, Heidi pretendoi se letra ishte shkruar nga Egla.

Heidi: Po ajo më la biletë mua dje. Mendoj se ma ka bërë ajo?

Heidi: E ke bërë ti? Kush po luan?

Juli: E ka bërë Graciano për shaka.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *