JiL.al - Jeto i Lumtur

Alma nuk ka vuajtur nga depresioni, flet motra e 39-vjeçares

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Genta, motra e Alma Arrazit, që u mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, ka treguar në një intervistë të gjithë bisedat që ka zhvilluar me të.

Genta tha se e motra 39-vjeçare nuk kishte probleme të shëndetit mendor, ashtu siç është aluduar deri më tani në media.

Sipas saj, motra nuk kishte asnjë problem, por ditën që u vetëvra kishte parë burrin e saj me të dashurën në makinë.

“Po shpikin, motra ime ka qenë grua e mrekullueshme dhe nënë e përkryer. Është marrë me fëmijët përditë.

 I çonte çdo ditë në shkollë të larë e të hekurosur dhe i merrte. Nëse motra ime ka qenë me të meta mendore nuk do i bënte të gjitha këto. Nuk do ishte 10 vjet e martuar. Atë e respektonin të gjithë në lagje”.

Scroll to Top