Sara reagon ashpër pas nominimit të Françeskës: Turp!

Editor
1 Min Read

Në spektaklin e së martës mbrëma të “Big Brother VIP3”, Françeska Muratit iu dha mundësia nga Vëllai i Madh që të hapte Kutinë e Pandorës.

Ajo kishte të drejtë që të dërgonte në nominim 3 banorë, përfshirë edhe veten nëse dëshironte. Françeska zgjodhi veten, Erjola Doçin dhe Roza Latin, të cilat iu bashkuan Heidi Bacit që është në nominim të vazhdueshëm çdo javë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sara Gjordenit e cila ka ironizuar zgjedhjen e Muratit.

“E ditur, e parashikuar, fut veten se del mirë, feministja e madhe, sulmoi vetëm vajza brenda, nominoi vetëm vajza, më vjen keq Erjola sepse nuk ke suport. TURP”, shkruan ajo në një postim.

“Kutia e Pandorës”/ Sara reagon ashpër pas nominimit

Rikujtojmë që Sara Gjordeni është përjashtuar prej formatit të “Big Brother VIP3” pasi ajo pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit dhe siç duket që atëherë Sarës nuk i ka dalë ende inati me banoren.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *