“E dije se kur qan për personat që kanë ndërruar jetë, qan realisht për veten dhe jo për ta?”

Jil
Jil
4 Min Read

 

“E dije se kur qan për personat që kanë ndërruar jetë, qan realisht për veten dhe jo për ta? Qan sepse “i ke humbur”, sepse nuk i ke më pranëMendon se gjithçka përfundon me vdekjen e tyre dhe nuk e pranonkurrsesi faktin se ata nuk jetojnë mëNdaj, nëse të afërmit e tu nuk janë më në jetë, nëse ata kanë shkuar në një vend më të mirë, pse e vuan mungesën e tyre? Sepse ti vuan për vete, do të doje t’i kishe pranë për mbështetje të vazhduar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Vetëm kur ta pranosh se “Ata nuk janë më në jetë”, por janë në një vend më të mirë se ky ku po jetojnë, në një vend ku nuk ka të sëmurë, vetëm atëherë ke për të ndaluar së qari. Vetëm atëherë do të arrish t’i mbash në kujtime për gjithë momentet e bukura që ke kaluar me ta. Nuk duhet kurrsesi të vdesësh me ata që kanë vdekur. Nëse i ke dashur vërtet, vazhdo t’i duash me një forcë më të madhe, me më shumëndjenjë. Vetëm dashuria do të jetë esenca mes jush.

Të gjithë ne e respektojmë dhimbjen tënde dhe mënyrën se si e shpreh atë. E dimë se qan, sepse realisht je duke vuajtur. Ama të këshillojmë të mos vdesësh me atë që ka vdekur. Mendo se ne po shohim vetëm njërën anë të monedhës. Nuk jemi duke parë anën tjetër, atë me më shumë dritë ku gjenden ata që kanëndërruar jetë. Si thua sikur të nisësh ta shohësh vdekjen si një lindje të dytë? Një lindje e dytë që do ta kalojmë të gjithë.
Mos vdis me ata q
ë kanë vdekur, bëju atyre nderin duke e jetuar jetën tënde, siç ata do të kishin dashur”. – Sandra Mutto…/jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *