Në shtëpinë e Big Brother Vip debatet nuk kanë të të ndalur. Shtëpia më e famshme në Shqipëri mbrëmjen e djeshme pas prime-t ka “zier” nga debatet e shumta. Pas largimit të ish-banores Erjola Doçit, banorët nuk i kanë kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit për largimin e saj. Një nga debatet mbrëmjen e djeshme ishte mes Romeos dhe Gracianos?
Graciano ka akuzuar Romeon se ishte ai i cili ndikoi në largimin e banores. Kësaj akuze Romeo i është përgjigjur i nervozuar duke thënë që ishte Graciano ai që bëri “statujën” kur ish-banorja u largua nga shtëpia. Romeo gjithashtu ka akuzuar Gracianon që ka shitur miken e tij për të qëndruar vetë në lojë. Përveç kësaj debatit nuk i kanë munguar as ofendimet mes njëri-tjetrit.
Graciano gjatë kësaj jave ka akuzuar Romeon se në kohën kur ka qenë jashtë i ka shkruar Erjolës në Instagram po ajo nuk i ka kthyer përgjigje. Kjo deklaratë erdhi e papritur edhe për Erjolën e cila u zhgënjye nga miku i saj. Pavarsisht se ish-banorja e mohoi këtë gjë nuk donte të diskutohej edhe pse miku i tij Graciano ngulte këmbë në fjalën e tij.
Romeo: “ Të mora unë në qafë? Si s’të vjen turp ore ti bëjë statujën kur ajo doli”
Graciano: “Bëra atë që unë mendoja dhe që e hoqa 4 ditë këtu”
Romeo: “ Yfff ça hoqe ti 4 ditë ore ti ke qeshur 4 ditë. Vuajte përbrenda ti? Mortja, mortja ke shitur fytyrën për këtë lojë, shite shoqen për këtë lojë aq i pafytyrë je”
Graciano: “Sesi e kam shitur unë gjënë dhe sesi e kam bërë e shohin ata jasht”
Romeo: “Bëre statujën sa doli ajo, po të dilja unë, po, e kishe bërë po jo kur doli shoqa jote o i paftyrë, unë të dogja ty? Dogje veten, mua më bën mirë pa kuptuar, duke nxjerrë veten të ulët o i lodhur”