A duhet të hanë foshnjat akullore?

Jil
Jil
2 Min Read

Me ditët e ngrohta, nevoja për t’u freskuar rritet dhe akullorja është padyshim një nga mënyrat më të mira dhe më të shijshme për ta bërë këtë. Temperaturat e larta nuk janë të këndshme as për foshnjat. Ndaj, shumë prindër u japin atyre akullore duke menduar se nuk mund të jetë e dëmshme për ta.

Megjithatë, dhënia e akullores për një fëmijë shkel një nga rregullat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për të ushqyer një foshnjë: gjithçka që prodhohet në një fabrikë nuk është ushqim i mirë për fëmijën.

Ky është veçanërisht rasti kur bëhet fjalë për ushqimin e destinuar rreptësisht për të rriturit.

Sa më shumë sheqer, kripë ose yndyrë të ketë një produkt, aq më lart renditet në listën e ushqimeve që duhet të shmangni në dietën tuaj dhe veçanërisht në dietën e foshnjës. Shumë akullore përmbajnë edhe substanca që nuk janë aspak të destinuara për foshnjat, siç është shurupi me fruktozë.

Krahas sasisë së madhe të sheqerit, që e përsërisim se nuk rekomandohet as për të rriturit, problematike është edhe temperatura e akullores. Është thjesht shumë ftohtë për të ngrënë foshnjat, sado që e shijojnë shijen e saj. Ju mund t’i bëni akullore vetë në kushte shtëpie.

– 250 gr manaferra sipas dëshirës tuaj
– 250 gr kos
– një lugë mjaltë (për fëmijët mbi një vjeç)

Thjesht përziejmë të gjithë përbërësit në një mikser dhe më pas i vendosim në frigorifer të ftohen.

LIFE STYLE Shëndeti

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *