E ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike në emisionin “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio ka qenë astrologia Denisa Shyle. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me finalistët e BBV3 dhe cili prej banorëve ka më shumë shanse për ta fituar edicionin e tretë.
Personat që shkëlqejnë më tepër, faktikisht një nga personat që ka një vit në përgjithësi më me fat është Egla. Ajo do të jetë finaliste. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Heidin. Personi i cili e ka pak të vështirë që të futet në finale është Françeska dhe pas saj është Meritoni.
Astrologia zbuloi se Peshoret edhe Ujorët janë ndër shenjat më me fat në pjesën e dytë të vitit. Pas tyre vjen Luani ndërkohë që Binjakët edhe Shigjetarët gjithashtu do të jenë me fat.
Unë pashë hartat, nuk pashë vetëm vendosjen e Diellit.