Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Edhe pak ditë kanë mbetur nga finalja e madhe dhe tashmë 5 finalistët po i shijojnë momentet në maksimum. Ditën e sotme Juli dhe Heidi janë munduar të trembin Eglën, e cila ndodhej në lavanderi dhe mund të themi që ia dolën mbanë. Pasi Egla ka ulëritur me të madhe, Juli dhe Heidi kanë shpërthyer në të qeshura.