Zoti nuk është spektatori…!

Jil
Jil
2 Min Read

Shkruan: Dhuarata Hamzai

Zoti është frymë, dritë, energji. Kush ka dritë në shpirt kupton gjuhën e tij.

Nuk ka nevojë t’i lutemi në gjuhën arabe, se nuk ishte arab. Zoti na dha mundësinë mijëravjeçare të flasim një gjuhë të veçantë, gjuhën tonë.

Na dha talent të ngremë qytetërime, qytetërimin tonë, kur nuk i njihnim fare turqit e arabët.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Zoti është roja e jetës brenda nesh, përballë çdo fenomeni, dhe pa kushte të lutjeve përdëlluese, pasi kemi bërë mëkate me dashjen tonë, sepse ai e di çfarë na ka thënë në vesh.

Ndryshe nuk do ta persosnim deri në plakje shpirtin.

Zoti nuk të imponohet në sheshet publike e metropolitane te një shteti demokratik që iu jep liri të gjitha feve, ashtu me një pankartë gjigante me simbole arabe që i zë pamjen Heroit Kombëtar Gjergj Kastrotit Skenderbeut.

Zoti nuk ka nevojë t’i bërtasësh, as për spektakle madhështore, as të pushtosh qiejt me këngë.

Ai nuk është Spektatori.

Nsëe e ndjen në zemrën tënde shko lutu në qelen e tij, në kishë apo xhami. Prit në radhë pa shqetësuar tjetrin, siç bëjnë gjysma e vëllezërve të tu të krishterë, o shqiptar, se nuk kanë më pak privilegje këta të fundit nga Zoti…

Lutu me zemrën tënde, në shtëpinë tënde, ose brenda kishës tënde, xhamisë tënde, sinagogës tënde, teqesë, selisë tënde të çdo sekti besimi.

Sheshi i kryeqytetit tim shërben si rrugë kalimi për të gjithë besimtarët e jobesimtarët e këtij vendi e të gjithë botës që vijnë turistë në shtetin laik të themeluar pas 1912-s, kur u shkëput me gjak e sakrifica nga Perandoria Otomane.

Me sytë nga drita!

*Dhurata Hamzai është gazetare shqiptare

 

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *