Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në burg 4 autoret

Editor
1 Min Read

TIRANË – Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të hënë masën e sigurisë “arrest me burg” për katër personat me origjinë nga Kosova, që akuzohen për trafik armësh nga Kosova në Shqipëri. Në burg janë lënë Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi.

Katër shqiptarët e Kosovës u arrestuan më 24 maj të këtij viti, teksa janë kapur me arsenal armësh të cilat dyshohet se i merrnin në Serbi me qëllim shitjen brenda vendit tonë. Policia ka mundur të identifikoj raste të tjera të shitjes së pistoletave nga Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi, përmes këqyrjes së aparateve celular të tyre, ku janë gjetur komunikime mes tyre dhe personave të tjerë blerës të armëve. Gjithashtu policia bëri me dije se janë sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë. Arrestimi i tyre u bë në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër, kjo sepse të rinjtë i transportonin armët me autobuz. Katërshja kishte qëllim shitjen e armëve në vlerat 1500-3000 euro.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *