JiL.al - Jeto i Lumtur

Ruhej me policë, babai dhe xhaxhai dhunojnë të dashurin e vajzës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një rast i paprecedentë ndodhi dy ditë më parë në spitalin e Durrës, ku tre persona rrahën një 32-vjeçar, i cili po ruhej nga policia.

Rreth orës 21.00 në urgjencën e Spitalit rajonal Durrës tre persona kundërshtuan me forcë policinë dhe rrahën në mënyrë barbare të riun.

Sipas informacioneve babai, xhaxhai dhe një tjetër kanë dhunuar të dashurin e vajzës.

Policia e Durrësit arrestoi një ditë pas ngjarjes në orën 2:30 të mëngjesit babanë K.K 41 vjeç, xhaxhanë E. K. 37 vjeç dhe një person tjetër B. K. 37 vjeç, të tre lindur në Dibër, por banues në lagjen 13 Plazh Durrës.

Ka siguruar foto të të riut, i cili ka nga dhuna ka marrë plagë në kokë, qafë, fytyrë dhe krah.

Scroll to Top