JiL.al - Jeto i Lumtur

Të erdhi inat që s’more 100 mijë euro”Ja si u përgjigje Juli ndjekëse

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Jul Deda, ish-finalisti i dytë i Big Brother Vip 3 ka qenë një ndër personazhet më të komentuar pas përfundimit të këtij formati. Ai është parë shpesh i ftuar në panelet e studiove në TCH ku ka komentuar gjerë e gjatë lojën e tij dhe fitoren e Egla Cenos.

Për këtë të fundit ai ka theksuar se e favorizoi në lojë rikthimi pas skualifikimit me zarf të zi duke vënë në dyshim transparencën e Vëllait të Madh.

Sipas aktorit, Egla ka qenë një lojtare e fortë dhe e ka merituar fitoren megjithatë nuk ka qenë “100 % vendimi i publikut”. Sot Deda ka vendosur t’u përgjigjet disa komenteve që ka marrë në mesazhe nga ndjeksit me profile fallco të “E” dhe “R” të cilët shprehen “Të vjen inat që nuk more 100 mijë euro”.

Aktori u përgjigjet se në thelb për të më shumë sesa 100 mijë eurot më shumë vlerë ka dashuria e publikut. (E dhe R u referohet Eglës dhe Romeos)

“Të erdhi inat që s’more 100 mijë euro”/ Ja si
Scroll to Top