Egla Ceno u shpall fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”. Mbrëmjen e kaluar, ajo ishte e ftuar në një interviste për emisionin “Top Arena”, ku u vu përballë disa pyetjeve pikante nga Erjola Doçi.
E teksa kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se Egla po jeton në një lagje me Luiz Ejllin, aktorja tha se para 3 ditësh është takuar rastësisht në këngëtarin në ashensor.
“Po e kisha dëgjuar edhe unë kur u shkëmbeva para 2-3 ditësh në ashensor me një biberon në gojë. Ai është bërë baba. Unë e mora vesh thjeshtë kur e pashë aty. E pashë në ashensor dhe i thashë ‘mirëserdhe në lagje’”– tha Egla.