Kjo e hënë pushimi një ditë pas festës së Kurban Bajramit, ka sjellë dyndje pushuesish në plazhet e Lezhës e për rrjedhojë trafik të rënduar.
Largimi i menjëhershëm i pushuesve nga plazhet, ka krijuar kaos në lëvizje.
Situata më problematik paraqitet në rrugën e Shëngjinit, si dhe në aksin Milot-Balldren, ku që prej orës 17:00 është krijuar radhë kilometrike automjetesh.
Ndërkohë policia rrugore është vendosur në disa pika për të lehtësuar lëvizjen dhe orientuat shoferët që të përdorin rrugët alternative.