Për herë të parë, Mariza Ikonomi na prezanton me partnerin

Editor
1 Min Read


Duhet që të festohej Dita e Baballarëve që Mariza Ikonomi të na tregonte një foto të partnerit të saj. Në një foto bardhë e zi, me gota vere në dorë, Mariza uroi partnerin e saj në një dedikim të ëmbël për rrugëtimin e tyre si prindër.

“Gëzuar Ditën e Baballarëve, partneri im i përjetshëm në (prindërim) krim. Gëzuar për babin më të mirë!”, shkroi Mariza.

Partneri i Marizës, Blendi Greço, nisur nga llogaria e tij në Instagram, është sipërmarrës, pëlqen aventurat, të bëjë hiking, të fotografojë dhe të eksplorojë shtigje të reja me biçikletë.

Ata të dy u bënë para pak kohësh prindër të vogëlushes Melody. Përmes një postimi në Instagram, Mariza dha lajmin e bukur dhe shkroi: “Dhe vjen një ditë që Zoti të dhuron gjithë botën dhe e vendos atë në duart e tua. Melodia e jetës e sime! Melody Ikonomi Greço”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *