Fituesja e Big Brother Vip 3, Egla Ceno vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar të showbiz edhe pas përfundimit të formatit të njohur. Çdo postim i saj në rrjete ngjall kuriozitet dhe këtë mbrëmje ajo ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve të ndjekësve.
Një nga pyetjet ishte edhe “kur do të martohesh?”, së cilës Egla i dha përgjigjen epike: “Ja sa të bëhem 50 vjeç. Vazhdare”,
Gjithashtu, përmes pyetjeve të tjera ajo zbuloi se së shpejti do ta shohim me një stand up, por edhe në teatër ose film.