Lisi në një lidhje dashurie? Ja si përgjigjet gazetari

Editor
2 Min Read

Gazetari Elvis Myrtaj ose siç njihet ndryshe Lisi, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale në një program televiziv.

Ai është shprehur se preferon që jetën personale ta mbajë private, teksa zbuloi edhe për situatën e vështirë që kishte kaluar pas daljes nga Big Brother VIP.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ai u shpreh se personat më të afërt e kanë zhgënjyer.

Moderatori: Ndonjë martesë ndonjë gjë në jetën tënde?

Elvis Myrtaj: Vetëm ndarje.

Moderatori: Kur u lidhe? Kur u ndave për herë të fundit?

Elvis Myrtaj: Është një gjë, jetën private e kam shumë kështu… por meqë nuk kam folur asnjëherë dhe meqë po më jepet rasti po e them, jetën private e kam të shenjtë, nuk kam qejf të prononcohem. Deri në momentin që do të kem një partnere në krah që do ta çoj tek mami e tek babi, atëhere mund të ndodhe.

Kam pasur një traumë pasi dola nga Big Brother VIP, pasi dola. Unë jam një njeri që jap veten për të tjerët, përfshihem shumë. E vendos veten në vendi e dytë. Erdhi një situatë kur dola nga Bigu, është ajo që je shumë i çuditshëm do të ambientohesh dhe këtë situatë të rëndë më rënduan dhe më shumë personat që i kam vendosur para vetes sime. Jeta vazhdon është e lumtur ka lulet e saj.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *