![](https://jil.al/wp-content/uploads/2024/06/image-831.png)
Reperja Melinda Ademi nesër do ta publikojë projektin e radhës i cili pritet të jetë një “tërmet”.
“Queen” mban emrin kënga të cilën do e sjellë në duet me Meriton Mjekiqin.
Ky bashkëpunim ka befasuar shumë fansa, të cilët me padurim presin të dëgjojnë këngën e re të këtyre dy artistëve.
E pak kohë para publikimit, reperja ka ndarë disa imazhe, me gjasë nga shesh xhirimet e klipit të ri.
“Bit*h un jom Melinda, krejt ka e din, e ty ta lypin ID”, ka shkruar ajo karshi imazheve, ku dukej e kuruar deri në detaje.
Presim të nesërmen për të parë se si do na surprizojë dyshja, Melinda – Meriton.
![Melinda dhe Meritoni ‘paralajmërojn’ tërmet](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-640-0-667ac252094cc.jpg)